Procesi gjyqësor për rastin “Monstra” për të tretën herë do të nis nga fillimi. Arsyeja është ndërrimi i gjykatëses porote, mandati i së cilës skadon në mars, por edhe dorëheqja e porotës, përcjell Alsat.

Bëhet fjalë për Këshillin e njëjtë gjyqësor që gjykon edhe në rastin TNT. Gjykata tashmë ka caktuar gjykatëse të re porote.

Për shkak të ndryshimeve në procesin gjyqësor, gjykimi do të nis nga fillimi, por në këtë rast vetëm formalisht.

Pala Mbrojtëse dhe Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ranë dakord që të mos thërrasin dëshmitarët që tashmë kanë dëshmuar, por që gjithçka që tashmë është nxjerrë nga seancat gjyqësore të futen në procesverbalin e ri, dhe gjykimi të vazhdon prej atje ku ka mbetur.