Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth një orë më parë në Drenas.

Sipas Policisë, shënjestër e grabitjes ka qenë një institucion mikrofinanciar.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

“Rreth orës 16:30 në Drenas saktësisht në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje e armatosur. Një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisë.

Reagimi i shpejtë i Policisë dhe bashkëpunimi i mirë me qytetarët ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, ka shtuar Florie Ahmeti-Haziraj.

“Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, shtoi zëdhënësja.