Në Gjilan një femër e ka sulmuar me thikë viktimën e gjinisë mashkullore.

E njëjta e ka goditur viktimën në stomak me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Agresorja është arrestuar nga Policia e Kosovës nga ku më pas është dërguar për intervistim.

Me vendim të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje.