Lewis Hamilton ka arritur të fitojë garën për Çmimin e Madh të Singaporit.
Piloti britanik nuk ka të ndalur as në këtë sezon në Formula 1.
Fitorja e radhës për Hamilton ka ardhur në garën e madhe të Singaporit.
Hamilton arriti të dalë i pari pas 61 xhirove të zhvilluara, ndërsa ka lënë pas vete Max Verstappen.
Piloti i cili e mbylli garën në vendin e tretë dhe kompletoi podiumin ishte gjermani Sebastian Vettel me Ferrari.
Me këtë fitore Hamilton i është afruar edhe më shumë titullit për këtë sezon pasi ka diferencë prej 40 pikësh me Vettelin.
Deri në fund të kampionatit në Formula 1 kanë mbetur vetëm edhe gjashtë gara.
Hamilton momentalisht ka 281 pikë, Vettel i dyti me 241 pikë, ndërsa i treti Kimi Raikkonen me 174 pikë.