Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 13-vjetorin e vrasjes së vëllait të tij Enver Haradinaj.

“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri. Përjetësisht, Ramushi”, shkruan kryeministri në Facebook.

Vrasja e Enver Haradinajt, ndodhi në prill të vitit 2005, në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë-Deçan. Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familje. Dy vëllezër të familjes Haradinaj janë vrarë gjatë luftës, Shkëlzen dhe Luan Haradinaj.