Nesër në Prishtinë, nga komuniteti LGBTI dhe përkrahësit do të organizohet Parada e Krenarisë në Kosovë. Paradës do t’i paraprijnë aktivitete të Javës së Krenarisë që do të zhvillohen mes datave 5 e 9 tetor.

Parada e Krenarisë do të fillojë në ora 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Pas përfundimit të Paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundojë me një koncert të shkurtë.

Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është: “Në emër të Lirisë “.

Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL). Organizatorët ftojnë institucionet, përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e Krenarisë” që kjo paradë të shërbejë që shoqëria jonë të jetë më tolerante, pranuese, të çmojë diversitetin në mënyrë që çdo person të ndjehet i/e lirë pavarësisht racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, gjuhës, fesë ose të tjera.

Por sa është paragjykuese shoqëria jonë në raport me të margjinalizuarit. Në intervistat e realizuara para zgjedhjeve lokale të 22 tetorit nga Gazeta Observer me kandidatët për kryetar komunash, njëra ndër pyetjet kishte të bënte me orientimin e tyre seksual.

A janë hetero apo homo Shpend Ahmeti (VV), Arban Abrashi  (LDK), Selim Pacolli  (AKR), Lirak Çelaj (PDK), Ajet Potera (VV), Agim Veliu (LDK),  Hajredin Hyseni (PDK), Burim Berisha (LDK) dhe Avni Zogiani (VV), Mimoza Kusari (Alternativa), Driton Çaushi (VV), Ardian Gjini (AAK), Gazmend Muhaxheri (LDK), Fatmir Gashi (AAK), Bashkim Nurboja (VV).

Ja si reaguan ata dhe cilat ishin përgjigjet e tyre:

HETERO apo HOMO – Ja si deklarohen kandidatët për kryetar komunashA janë hetero apo homo Shpend Ahmeti (VV), Arban Abrashi (LDK), Selim Pacolli (AKR), Lirak Çelaj (PDK), Ajet Potera (VV), Agim Veliu (LDK), Hajredin Hyseni – Dini (PDK), Burim Berisha (LDK) dhe Avni Zogiani (VV), Mimoza Kusari (Alternativa), Driton Çaushi (VV), Ardian Gjini (AAK), Gazmend Muhaxheri (LDK), Fatmir Gashi (AAK), Bashkim Nurboja (VV).Ja cilat janë përgjigjet e tyre:

Gepostet von Gazeta Observer am Donnerstag, 2. November 2017