Pas rënies së murit të Berlinit para 30 viteve liderët perëndimor vazhdimisht e theksojnë qëndrimin  se nuk ekziston problem  i kontinentit evropian që nuk mund të zgjidhet përmes përpjekjeve së bashku me Bashkimin Evropian ose me zgjerimin e projektit evropian.

Por, ajo fotografi shumëvjeçare supozohet se ndërrohet si rezultat i kombinimit të problemeve të brendshme në BE dhe indiferenca amerikane.

Mund të duket e çuditshme kur Shtetet e Bashkuara  e inkurajojnë anëtarësimin e ndonjë klubi tjetër.

Por, nga pozita e liderit në NATO, e cila paraqet  organizatë udhëheqëse të sigurisë evropiane, SHBA-ja gjithmonë  ishte mbështetës i përpjekjeve  evropiane për konsolidim të unionit politik dhe ekonomik të Kontinentit. BE-ja nga ana e saj,  sërish, pranoi  se anëtarësimi  në bllok është aspiratë logjike e vendeve të ish  Lidhjes Sovjetike në periferinë e saj.

Dhe përderisa supozohet se  thellimi dhe zgjerimi i strukturturës së BE-së u tregua se  është shumë më rëndë  nga ajo që shumë  vëzhgues të SHBA-së e kanë perceptuar, liderët evropian vazhduan më së shumti  sepse pritej nga ato në kontekst të historisë pas luftës së ftohtë.

Por, Këshilli Evropian i mbajtur më 17 dhe 18 tetor konfirmoi se diçka ka ndryshuar: presidenti francez Emanuel Makron e solli  vendimin e tij për t’i bllokuar  bisedat inkuadruese të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Me Britaninë e Madhe e cila e braktis BE-në dhe tërheqja e kancelares gjermane Angela Merkel nga politika,  Makron promovohet  në liderin e ardhshëm evropian. Por, mendimi i tij  për çështjen e zgjerimit të BE-së është i paqartë.

Shumica madje edhe në Ballkan ku ekzistojnë mendime për komplotet konsiderojnë se Makron  thjeshtë nuk ka  oreks për hapje të një procesi të rëndë  për pranim të dy anëtareve të reja nga rajoni  i cili ende është me probleme për shkak të sfidave të brendshme me të cilat përballet BE-ja.

Megjithatë, zhgënjimi madje edhe hidhërimi rreth vendimit të Makronit mund të ndjehet në Tiranë dhe Shkup. Maqedonia e Veriut sapo e përfundoi ndrërrimin e emrit për ta qetësuar Greqinë e cila e ka bllokuar anëtarësimin  e saj për shkak të asaj që konsideron se  emri i vendit është shumë i ngjashëm me emrin e rajonit grek Maqedonia.

Në ndërkohë Bullgaria e cila gjithashtu është  një anëtare e BE-së gjithashtu e ka frustruar Maqedoninë e Veriut duke i akuzuar maqedonasit për përvetësim  të heronjve kombëtar bullgar dhe duke kërkuar ndrërrim të librave të historisë.

I përballur me kërkesat e tilla dhe luftimit me korrupsionin  të trashëguar nga paraardhësi i tij (i cili për çudi tani është në azil në Hungari), kryeministri i ri dhe pa përvojë i Maqedonisë Zoran Zaev përfundoi se vendi i tij duhet urgjentisht të inkuadrohet në NATO dhe BE.  Ai shumë shpejtë e ka zgjidhur kontestin afatgjatë me emrin,  i ka normalizuar marrëdhëniet me Greqinë, i qetësoi bullgarët dhe ka apeluar për anëtarësim.

Ai e ka ditur se ndërrimi i emrit  nuk do të kalojë mirë në sondazhe,  sepse shumë maqedonas shikojnë në atë si në poshtërim i cili mund të arsyetohet vetëm me inkuadrim  në BE. Por, sepse NATO-ja dhe BE-ja e potencuan problemin me emrin si pengesë kryesore për anëtarësimin, ai dhe opinioni i Maqedonisë kanë  shpresa të larta për inkuadrim  në të dy organizatat. NATO-ja nga ana e tij  e mban premtimin edhe pse disa anëtare ende  duhet ta miratojnë atë, pritet Maqedonia e Veriut të bëhet  anëtare me të drejtë të plotë në NATO është shumë më i ngadalshëm.

Makron i cili tregon shumë pak për temën, supozohet se është i brengosur se zgjerimi i vazhdueshëm i Unionit do ta bëjë reformën e strukturës së saj udhëheqëse shumë më të rëndë.

Por, duke shkelur frenat e ka lënë Zaevin në  pozitë të palakmueshme. Votuesit e Maqedonisë së Veriut me shpresa të humbura do të kthehen në vendvotimet  për zgjedhjet parlamentare në muajin prill.

Në të kaluarën mund të pritej që Shtetet e Bashkuara  të ngjiten në skenë. Por, në kontekst të politikës së jashtme të padefinuar të presidentit amerikan Donald Tramp,  situata në vendet e vogla dhe të largëta si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mezi shihet.

Kuptohet, është e mundur Tramp të jetë i lodhur nga fuqia e  presidentit francez dhe i përshëndeti kritikat e mëparshme për të me ndjenjën  e schadenfreude (duke shijuar fatkeqësinë e dikujt tjetër).

Është e mundur edhe Tramp të mos dëshirojë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të përfshihen në BE. Por,  shumë më e sigurt është se ai thjeshtë  nuk e di se çka ndodh në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm para disa viteve Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa mëdyshje  do të punonin me BE-në në lehtësimin e procesit inkuadrues  për të dy vendet.

Edhe pse anëtarësimi në BE nuk do t’ua zgjidh problemet, ajo do të ndihmojë të adresohen dobësitë institucionale dhe do të dërgojë sinjal  te Rusia  se loja gjeopolitike e Ballkanit afrohet në fundin e saj. Duke i marrë parasysh traumat e rajonit në 25 vitet e fundit, Amerika dhe Evropa kanë obligim për t’i plotësuar premtimet e periudhës  pas  fundit të Luftës së ftohtë.

Kristofer Hill, ish ndihmës sekretar shtetëror amerikan për Azinë Lindore. Ai ishte ambasador i SHBA-së në Irak, Korenë Jugore, Maqedoni dhe Poloni, i dërguar special i SHBA-së për Kosovë dhe negociues për marrëveshjen paqësore të Dejtonit, si dhe negociues kryesor amerikan me Korenë e Veriut nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Ai është këshilltar kryesor i rektorit  për çështje globale dhe profesor i lëndës së Diplomacisë në Universitetin në Denver.