Michel Tournier dhe Daniel Defoe

Robinso Kruzo është  njeriu që u vu përballë vetmisë se tij, në një ishull të  shkretë, ku ishte ky i fundit e bëri të mendojë për gjëra që në praninë e tjetrit nuk i kishte menduar kurrë. I shkruajtur për herë të parë nga Daniel Defoe në 1719, krijoi përfytyrimin e njeriut perëndimor, ku nga ana tjetër sjell pamjen e njeriut në kushte ekstreme të ekzistencës, vetëm me vetminë e tij, njeriu pa socialen, njeriu i braktisur, njeriu pa tjetrin. Në vitin 1967 Michel Tournier, e risolli në vëmendje në një mënyrë gati të njëllojtë me Defoe deri në pjesën e parë të librit, ndërkohë që gjithçka merr rrjedhë tjetër, në  pjesën e dytë duke bërë një shkeputje nga Robinso i Defoe-s, si njeriu ekonomik, njeriu që krijoi strukturën kapitaliste, njeriu që se braktis kurrë socialen dhe mbi të gjitha ndryshon nga njeriu aseksual i tij. Premti si “tjetri” që ndryshon jetën e Kruzosë, dallon nga përfytyrimi i Defoe-s me Tournier, sepse nëse tek Defoe, Premti jo vetëm shfaqet si kushti ekzistencial i Kruzosë, por ai nuk e ndryshon statusin e tij, mbetet një shërbëtor, që tregonte dhe pasqyronte frymën e kolonializimit të kohës dhe të rracizmit. Ndërkohë tek Tournier ngjarjet rrjedhin ndryshe, ku Premti në pjesën e dytë, thyen këtë hendek të pabarazisë, duke krijuar një atmosferë lirie dhe barazie me Kruzonë.

Bota pa tjetrin.

Rindërtimi i  botës në mungesën e tjetrit, vjen atëhere kur Kruzoe përballet me vetminë e tij, totalisht në një gjendje të hutuar, të kaosuar, të një frymë të rënduar që e mbante në një gjendje totalisht i dehumanizuar, ndjen nevojën për t’i rikthyer vetes ftyrën e humanizmit dhe shoqërisë. Ishte pikërisht përjetimi i tij në moçalishte, ajo çfarë e bëri Kruzonë të ndryshojë gjendjen e tij. Neveria ndaj vetes, mosnjohja e saj, të qenurit i huaj për veten, e bëri t’i rikthehej shpresës për t’u larguar nga ishulli, nëpërmjet anijes që do të ndërtonte Evazionit. Gjithashtu Kruzoe i dha një përcaktim kohor jetës së tij, në mënyrë që të krijonte një ndërgjegjje tashmë jo të fragmentarizuar, por një ndërgjegjje të plotë, të mbushur nga aktiviteti i ditës. Përcaktueshmëria e kohës, i dha Robinsonit një fuqi kontrolluese mbi ishullin dhe jetës në të.

Të vetmet gjera që kishin mbijetuar ishin sendet nga anija e Virginias dhe Teni qeni i kapitenit. Shpresat e vetme që e bënin të ktheje sytë drejt një qytetërimi të humbur që duhej risjellë nga këto forma të mbetura të tij.  U bë një besimtar i devotshëm, një guvernator i ishullit të quajtur Speranza, krijoi një sistem ligjor, me kode dhe akte nën ligjore, por pavarësisht se çfarë kishte krijuar, gjithmonë e gërryente ekzistencialisht mungesa e tjetrit pyetjet që të vijnë në mendje në këtë roman janë : “Çfarë është tjetri? Çfarë mundëson ai?”Pyetje naïve, por që pa praninë e tij, marrin kuptim ekzistencial. “Në Speranza nuk ka veçse një pikëpamje të zhveshur nga çdo mundësi”. Tjetri është bota e mundshmë, bota që e bën përceptimin të marrë kuptim, bota që shfaq praninë e syve të tjetrit, perceptimit të tij, ndijimit të tij, një botë që krijohet si e mundshme nga mundësitë. Tjetri është mundësia për të qenë dhe për të parë botën ndryshe. I vetmi tjetër i mbetur i Kruzose ishte Tenni, qeni i tij. I cili ishte pasqyrimi i munguar i tjetrit që Kruzoe e gjente tek fytyra e tij, sa herë kalonte në krizat e tij ekzistenciale ku në mungesë të tjetrit ngushëllonte veten tek ajo buzeqeshje njerëzore në fytyrën e nje kafshe. Kruzo ishte fytyra e vdekur, fytyra pa jetë, pa buzeqeshje, sepse buzeqeshja kuptohet si aftësi nga prania e tjetrit dhe jo nga vetja.  “Dhe qeni, me kokën e përulur i buzëqeshi dhe buzëqeshja e tij reflektonte çdo ditë e me qartas mbi ftyrën humane të të zotit”. Kjo kafshë ishte e vetmja shpresë në të cilën Kruzoe gjente në fytyrën e tij, një pjesë të humanes që ndonjëherë e gjente nga Tenni, a thua se ky i fundit i kishte kuptuar të gjitha ndodhitë.

Mungesa e tjetrit e bëri të shikojë dhe perceptojë botën ndryshe. Filloi të mendonte rreth procesit njohës, duke bërë të mundur të dallojë njohjen përmes vetes dhe njohjen përmes tjetrit. Ishte prania e tjetrit ajo që shfate mjegulltësinë të njohjes, ishte tjetri ai që percaktonte pozicionin e objektit dhe te subjektit, ku në mungesë të tij, krijohej nje papërcaktueshmeri e këtij raporti, një shkrirje e ndërgjegjes dhe objektit, ku vetë ndërgjegjja skualifikohej dhe shndërrohej në një mbeturinë të objektit. Tashmë Kruzo ishte një mbetje e Sperancës. Nga ana tjetër, Kruzo pas çasteve të shpërthimeve të tij të vetmisë, krijonte një qetësi duke krijuar një mendim për tjetrin si një tjetër  zëvendësueshem. Tjetri nuk është përcaktues i ekzistencës së tij, sepse “tjetri” që njeh Kruzonë në jetën e dikurshme, e dinë të vdekur, ndërkohë ky përcaktim i jashtëm nuk jep vërtetësi. Ajo çfarë kishte ekzistencë për Kruzonë dhe impononin të ekzistonin, ishin kujtimet, imazhet, përfytyrimet, ëndrrat e tij, të cilat merrnin konsistencë reale në një botë pa tjetrin.

Hapësia ku tjetri jetonte ishin kujtimet e tij.  Kruzo jetonte në kujtime, ku herë herë, ishte ne procese halucinative, ku i dorëzohej hapësirës boshe të tjetrit, duke i lënë kujtimet dhe të kaluarën në një hapësirë pa kohë. Rikthimi i vazhdueshëm, vetmia e tij i bënin ato një pjesë e jetës së tij, prezente, duke iu dhënë një papërcaktueshmëri në kohë, tërësisht në një kthim të vazhdueshëm të përjetshëm, një e tashme e përjetshme.

Përveç kujtimeve edhe Speranca, ishte kusht i ekzistencës vetmitare të tij. Speranza  ishte prehja seksuale e Kruzosë, vaginishtja si kulmi i imagjinatës, ndjenja e krijuar për të që impononte të ekzistonte, krijonin një përfytyrim perfekt, një komunikueshmëri imagjinare, ku fruti i dashurisë së tyre ishin mandërgonat. Lidhja seksuale e tij me Speranzën , përforconi dehumanizimin e tij. Në këtë pjesë shfaqet edhe një përmbysje e përfytyrimit të seksit. “Ky bashkim kaq i ngushtë shënjonte për atë vetë një hap më tej në braktisjen e humanitetit të tij, për të cilin ai edhe dyshonte, por nuk e vuri re  veçse në mëngjes, kur duke u zgjuar, konstatoi se mjeka i ishte rritur gjatë natës, kishte filluar të lëshonte rrënjë në tokë”.

Bota me tjetrin.

Pasi zbuloi ekzistencën e kanibalëve në ishull, jeta e tij ndryshoi, saqë gjatë një ceremonie  sakrifice, ku njeri nga anëtarët e fisit duhet të vritej përshkak të besimit të tyre, Kruzo në vend që të vriste personin që duhet të sakrifikohej, vrau një anëtar tjetër. Kjo rastësi, e bëri Kruzonë me një tjetër të pranishëm, i cili i ndryshoi rrjedhën e gjithckaje atij. I quajtur Premti, djali arokan, u bë skllavi i bindur i Kruzosë, në të cilin ai u përpoq ta kultivonte, ushqente Premtin me kulturën njerëzore. I mësoi gjithcka çfare dinte, por përseri ishte rapoti padron- skllav, ku ndonjëherë Kruzo ndihej fajtor për keqtrajtimet që i bënte, jo se nuk ishte mësuar me të tilla skllaveri dhe nënshtrime, pasi në vendin ku ai jetonte ishte diçka normale, por sepse ishte i vetmi shok që kishte në atë ishull, i vetmi tjetër njerëzor.

Filloi ta shikonte Premtin si një qenie njerëzore që përshtatej me shumë me natyrën e Tennit, sesa me Kruzonë, pastaj ndonjëherë ndihej xheloz, sesi ka mundësi që në aq shumë kohë, Kruzo nuk arriti ta kuptonte Tennin dhe të kishte harmoni, aq sa tek Premti qeni gjente një harmoni perfekte me natyrën e tij, a thua kishin jetuar gjithmonë bashkë.

Premti e bëri Kruzonë t’a shikonte  ishullin ndryshe, sepse tjetri krijon botën e mundëshme, botën e mundësisë, botën e të parit ndryshe. Ndoshta, budallallëku i Premtit, imagjinata e tij e çuditshme u përforcua akoma më shumë kur ai mbolli kallinjtë e grurit  me rrënjët nga dielli dhe degët e kalbura në tokë. Dukej sikur bimët ishin përshtatur nga ai trajtim barbar gjë që Kruzo e kishte mendua, por Premti e realizoi. Ky këndvështrim i ri rreth Speranzës, e bëri të mendojë thellësisht për Premtin dhe se çfarë ai bënte në mungesë të pranisë së tij.

Situata e këtij raporti me tjetrin ndryshoi në momentin kur ndodhi shpërthimi i “rezidencës”, i shkaktuar nga budallallëku i Premtit, ku në përpjekje për të fshehur lullën e ish kapitenit Van Dyesselit, që e përdorte Kruzo, ai e hodhi në guvë, ku ndodheshin fuçitë e barutit. Shpërthimi, më shumë sesa thjesht një shpërthim, duket sikur është shpërthimi i ndërgjegjjes së Robinsonit, një ndërgjegjje që u përpoq aq shumë të ndërtonte gjithçka çfarë dinte dhe gjithçka çfarë bëri për të dal nga moçalishtja, për të dalë nga rrënojat e natyrorës. Një shpërthim që dukej sikur pasqytonte të gjithë mllefin e Robinsonit, zhbërjen e gjithçkaje të ndërtuar, zhbërjen e hierarkive të vendosura mes tij dhe Premtit, krijoi një situatë barazie dhe lirie, duke zhbërë raportin pronar-skllav.  Nga ana tjetër, shpërthimi tregon edhe një mospërshtatshmëri të Premtit me jetën e Kruzosë, më botën e qytetëruar, ku tashmë, kemi një raport të përmbysur, pasi Kruzo do të mësojë nga jeta natyrore e Premtit.

Ajo çfarë mëson Kruzo, është çlirimi i elementëve natyror, shkrirja e tij me këto elment, përshtatshmëria e tij biologjike dhe shpirtërore me natyrën e egër të Sperancës,  Ky devijim i tij nga qytetërimi, e bën atë akoma dhe më shumë që të dehumanizohet duke u shkrirë me natyrën e tij, duke zhbërë qëllimësitë fillestare për të rindërtuar botën e qytetëruar, duke e lënë natyralitetin e tij në shkrirje me elementet e cliruar, por këto elementë mësohen nga Premti.

Cjapi me të cilin u ndesh Premti, nuk ishte thjesht nje cjap i zakonshëm si të tjerët, pas shumë plagësh në dyluftimin e tij, ai përsëri arriti ta mposhtte. Nga reflektimet e vazhdueshme që Robinso bën është se, Cjapi ishte vetë Robinso. Premti ishte ai që nëpërmjet cjapit do ta bënte Kruzonë të përshtatej me elementet. I gjithë procesi ritualistik që Premti i bën cjapit, në një farë mënyre tregon procesin e të cilës Kruzo i ishte nënshtruar në raport me tjetrin jo si skllav, as si padron, por si tjetri që i mëson botën e mundshme dhe si tjetri që e përshtat me elementët që dikur i refuzonte t’i njihte.

Shpërthimi dhe vrasja e Cjapit, kishin kuptim. Sipas mendimit tim, shpërthimi simbolizonte shkatërrimin, shpërthimin  e ndërgjegjjes së dikurshme të Kruzos, por nga ana tjetër edhe mospërshtatshmëria e Premtit me botën e qytetëruar të Kruzosë. Ndërsa Vrasja e Cjapit nga Premti, simbolizon, ndërtimin e një ndërgjegjjeje të re për Kruzone, një shkrirje me elementët natyrorë, me vetë natyrën që dikur u neverit prej saj, në moçalishte.

Nëse i rikthehemi rrugëtimit të Kruzosë, kuptojmë që ndodh një përmbysje e qëllimeve të tij fillestare, nëpërmjet devijimeve, ndryshon rrjedhën e të gjithë rrugëtimit të tij në ishull. Dehumanizimi i përforcuar nga lidhja e tij seksuale me Speranzën, përshtatja me elementët (Toka, uji, ajri, dielli), e bëjnë atë të mos largohet nga ishulli, por të qëndroje, ndryshe nga Premti i cili nuk u përshtat dot me jetën e qytetëruar të Kruzosë, kjo mospërshtatje e bëri që të krijonte kushtet për t’u përshtatur, duke shfrytëzuar kështu rastin për tu larguar  fshehurazi Kruzosë me anijen, Whitebird.

Kur kuptoi se Premti ishte larguar, pa dijeninë e tij,  i krijoi ankth ekzistencial, duke e bërë të vraponte si i marrosur për të kërkuar anijen, por tashmë do të përballej me një tjetër person, me mulatin e anijes së Ëhitebird, duke krijuar përsëri  hapësirën e botës së mundëshme të të menduarit rreth plotësimit ekzistencial të Kruzosë, me praninë e tjetrit.