Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti gjatë qëndrimit në Gjermani ku po merr pjesë në konferencën për Siguri në Munih, ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell.

Ata kanë diskutuar për proceset e rëndësishme me të cilat duhet të merret Qeveria e re në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“E sigurova se ne do të jemi partner i besueshëm në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë Serbinë, me qëllimin final njohjen reciproke. E sigurova se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë e saj në këtë proces, dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për të bërë progres”.

“Si vend i ri, ne kemi nevojë për vëmendjen e plotë dhe ndihmën e SHBA-ve në këtë proces, si dhe në konsolidimin dhe fuqizimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

“Mirënjohës për miqësinë që kemi me SHBA-të”.

Sot takova Ambasadorin Grenell dhe zyrtare te tjere te ShBA-ve. Diskutuam per proceset e rendesishme me te cilat duhet…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 15. Februar 2020