Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, dënimi i Rajko Kozlinit me vetëm 15 burgim, e ka quajtur ofendim dhe krim të dyfishtë ndaj viktimave, familjeve të tyre dhe popullit të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se mospranimi i përgjegjësisë për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga forcat serbe, kundër popullatës civile po vazhdon edhe pas dy dekadash nga konflikti.

Ai ka thënë se krimineli që vrau 31 civilë në Tërrnje të Therandës, përfshirë gra, pleq e fëmijë, dënohet me vetëm 15 vjet burgim, në Serbi.

“Mospranimi i përgjegjësisë për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga forcat serbe, kundër popullatës civile po vazhdon edhe pas dy dekadash nga konflikti. Krimineli që vrau 31 civilë në Tërrnje të Therandës, përfshirë gra, pleq e fëmijë, dënohet me vetëm 15 vjet burgim, në Serbi. Kjo nuk është vetëm një padrejtësi e radhës, por edhe një ofendim dhe krim i dyfishtë ndaj viktimave, familjeve të tyre dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar Hoxha në Facebook.