Inspektorati në Komunën e Ferizajt ka filluar një aksion për të kontrolluar balancimin e peshoreve në 11 furra të bukës që operojnë në territorin e Ferizajt.

Me qëllim që të shmanget keqpërdorimi eventual në sasi produkti, përkatësisht mashtrim me masën e shprehur në gram të bukëve që shiten nga këto furra.

“Si të tillë, këtij aksioni i kanë paraprirë denoncimet e qytetarëve për keqpërdorime, përkatësisht mashtrim me sasinë/masën e bukës që shitet në disa prej furrave në Ferizaj, pas ndryshimeve të fundit të çmimit në disa qendra”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga komuna e Ferizajt.

Më tej thuhet se ky hap, ka tendencën që produktet që ofrohen të jenë brenda peshës dhe parametrave të tjerë të kërkuar.