Iriqi i vogël, u sëmur,
me rrufë, e kollë, temperaturë.

Mamaja shpejt e shpejt e mori,
dhe e çoi tek doktori.

“Do bëjë gjilpërë” doktori thotë,
iriqi qan e qan me lot.

E mori vesh një pyll i tërë,
s’bën dot iriqi një gjilpërë!!!