Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku një grua ka humbur jetën pasi banesa ku ajo jetonte u përfshi nga flakët.

Ngjarja është shënuar në rrugicën e njohur si e “Koplikëve”, në qytetin e Shkodrës.

Viktima është Laje Betja rreth 80 vjeç.