Deputeti i LDK-së, neurokirurgu Haxhi Avdyli, ka propozuar në Komisionin për Shëndetësi që të ndalohet promovimi i këngëve ku përmendet droga.

Avdyli ka deklaruar se shfaqja e drogave në këngët që transmetohen në televizionet kosovare po ndikon keq te të rinjtë.

Edhe pse pati shumë deklarata e debate që u fol për këtë temë, deputei Avdyli në një intervistë për Gazetën Observer, ka deklaruar se më shumë ka marr lëvdata sesa kritika.

Më tej thënë se Kuvendi do ta vazhdojë  punën rreth kësaj çështje, derisa ka shtuar se nuk ka të bëjë me cenzurim, por vetëm kujdes lidhur me atë se çka lansohet në televizionet tona. /Gazeta Observer