Edhe një sihariq i mire për kafshët shtëpiake vjen nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, pas një njoftimi paraprak që do të realizohet me aksioneve dhe shpërndarje të fletushkave informuese për qytetarët , ky Fondacion nuk do të ndalet me kaq, por këdo që vëren duke mos i respektuar nenet e kodit penal apo edhe ligjeve tjera që mbrojnë kafshët shtëpiake/shoqëruese, do ta raporton menjëherë në polici dhe te prokurori i shtetit.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve përmes një njoftimi sqaron se maltretim i kafshëve të rrugës konsiderohet vepër penale dhe do të ndëshkohet me gjobë apo edhe me burgim.

Duke cituar kodin penal të Kosovës, përms njoftimit  paralajmërohet se keqtrajtim nënkuptohet ‘veprimin apo mos veprimin me të cilin kafshës i shkaktohet vuajtje, dhimbje apo shqetësime të rënda të cilët në shkallën dhe rrethanat në të cilat paraqiten janë të tepruara dhe të panevojshme’.

Po ashtu as ata që organizojnë luftëra mes kafshëve nuk do të shpëtojnë. Decidivisht në Kodin Penal është i përfshirë edhe ky paragraf të cilin ua rikujton përmes njoftimit ky Fondacion:

“Sipas paragrafit 3. Kushdo që organizon, financon ose është nikoqir i luftës ndërmjet kafshëve të llojeve te njëjta po të ndryshme ose organizon apo merr pjesë në bast në këto luftëra, dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit”.

Por, edhe ata që në shtëpitë e tyre mbajnë kafshë shtëpiake/ shoqëruese të mbyllura dhe të lidhura gjatë gjithë kohës, duhet të kenë kujdes se si i trajtojnë dhe përkujdesen për to.

Për më shumë lexojeni njoftimin e plotë: