Kompania e njohur britanike, Kahn Design, fillimin e vitit 2020 e ka shënuar me modifikimin e Pick-upit 250d të Mercedes X-Class.

Në këtë rast, Mercedes X-Class i tij vjen me ngjyrë të bardhë të eksterierit, maskën e përparme nga kromi, mbrojtësin e ri të përparmë, mbrojtësit e rinj anësor, disa pjesë shtesë anash, pragjet e reja, vrima për ajër në kofano, etj, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Kahn për këtë Pick-up X-Class ka zgjedhur edhe rrotat 22-inçësh “G06” nga alumini, si dhe xhamat e pasmë të errët.

Sa i përket enterierit, ky X-Class i Kahnit vjen me enterier me lëkurë, sistemin e navigacionit, si dhe ulëset me ngrohje.