Kaltrina Selimi dhe Irkenc Hyka janë bashkuar për ta sjellur projektin më të ri në duet.

Dyshja kanë publikuar këngën ‘Kthema’ e cila është sjellur edhe me videoklip.

Kënga vjen me tekst të Endrit Mumajesit dhe muzik të Irkencit, ndërsa Kaltrina paraqitet tejet seksi dhe sensuale.

Kujtojmë se edhe kënga e fundit nga Kaltrina erdhi në duet, ajo kohë më parë solli bashkëpunimin me këngëtarin Alban Mehmeti.