Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull të nacionalitetit shqiptar, pasi pretendohet se përmes rrjetit social Facebook, ka kanosur një femër.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Hamdi Grajqevci”, në Fushë-Kosovë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.