Një sulm me armë në sheshin qendror të Krishtlindjeve, “Palce Kleber” në Strasburg ka përfunduar me një viktimë dhe 6 të plagosur.

Qindra forca policie kanë rrethuar zonën e krimit, tramvajet janë ndalur dhe lokalet pranë sheshit janë mbyllur me njerëzit brenda, pasi autori i sulmit endet i lirë.
Prej këtij sulmi është “paralizuar” edhe aktiviteti rreth Parlamentit Evropian, teksa aktualisht në godinë ndodhen qindra eurodeputetë të “ngujuar”.

https://twitter.com/ConorMcMorrow?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1072583816232034304&ref_url=http%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2F2018%2F12%2F11%2Fkaos-ne-strasburg-pas-sulmit-me-arme-eurodeputetet-ngujohen-ne-pe%2F

Deputetëve u është dërguar një mesazh që i këshillon ata të qëndrojnë brenda.

“Vendimi është marrë, që si një masë parandaluese të mbyllet ndërtesa e Parlamentit Europian në Strasburg. Ne ju kërkojmë të qëndroni të qetë dhe të sigurt brenda lokaleve të PE-së”, thuhet aty.

Disa eurodeputetë raportuan nga restorantet në qendër të qytetit, se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Deputeti i Yorkshire dhe Humber, Richard Corbett shkroi në Twitter se po konsumonte një vakt në qytet “kur pati të shtëna”.

Prefektura lokale ka shkruar në Twitter se njerëzit duhet të shmangin zonën pranë zyrave të policisë së qytetit.

Franca mbetet në alarm të lartë pasi ka vuajtur një valë sulmesh të porositur ose të frymëzuar nga militantët e Shtetit Islamik në 2015 dhe 2016, që vranë më shumë se 200 vetë.

https://twitter.com/RCorbettMEP?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1072578260654006272&ref_url=http%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2F2018%2F12%2F11%2Fkaos-ne-strasburg-pas-sulmit-me-arme-eurodeputetet-ngujohen-ne-pe%2F