Ballina + 18 Katër llojet e seksit që çdo çift provon në moshën 40-vjeçare

Katër llojet e seksit që çdo çift provon në moshën 40-vjeçare

Fqinjët tanë italianë thonë që ‘’Në moshën 40-vjeçarë fillon jeta”, andaj nëse mendoni që ata/ato të cilët i quani ‘’teta,xhaxhi” i kalojnë netët duke parë televizor ose duke luajtur ‘’Candy Crush’’ në telefon, gaboheni rëndë.

Çiftet në moshën 40-vjeçare janë mjaftueshëm të maturuar dhe e njohin mirë njëri-tjetrin jo vetën në fushën e ndjenjave, por edhe përsa i përket dëshirave seksuale. Kjo nuk do të thotë kurrsesi që nuk u pëlqejnë eksperimentojnë dhe të zbulojnë dimensione të reja të njëri-tjetrit edhe poshtë çarçafëve, si dhe të provojnë llojet e mëposhtme të seksit:

1.Seksi eksperimental: Çiftet në moshën 40-vjeçare janë tashmë të konsoliduar, e njëjta gjë vlen edhe për raportet e tyre intime, por ndryshe nga ç’mendoni janë gjithmonë të hapur ndaj seksit eksperimental duke zgjuar dëshira të ndryshme.

2.Seksi i rehatshëm: Ky është lloji i seksit që do të keni shumicën e kohës me bashkëshortin apo partnerin tuaj. Në këtë moshë keni arritur të kuptoni më mirë trupin tuaj dhe të partnerit dhe të dy e dini se çfarë kërkoni nga një marrëdhënie.

3.Seksi “Fëmijët nuk janë në shtëpi”: Ky është lloji i seksit ju bën të ktheni pas nga kohët e kaluara, kur keni qenë vetëm ju dhe partneri si dhe është një rikujtim i të gjithë kohëve kur nuk keni mundur të bëni asgjë për shkak të fëmijëve.

4.Seksi dembel: Kjo është një marrëdhënie intime autopilote, e ëmbël dhe relaksuese. Pa shumë mendime apo eksperimente, thjesht e bëni dhe kaq.