KEDS njofton se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Prizren.

Sipas njoftimit të KEDS-it do të ketë ndërprerje prej orës 11:00 deri në ora 11:15 si dhe nga ora 15:45 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin lagjet: Gurishti, Petrova dhe Arbana.

Bëhet e ditur se arsyeja e ndërprerjes është ndërrimi i siguresave të TM 16 A dhe ndërprerësit të TU në TS Petrova 1.