Një ish-studente ndërkombëtare që ka hequr dorë nga islami, ka pranuar kërcënime me vdekje për braktisjen e fesë dhe thotë se qindra gra të tjera jetojnë me po të njëjtën frikë.

Zara Kay, e cila u transferua në Melburn në vitin 2012 për të vazhduar studimet e teknologjisë së informacionit dhe inxhinierisë, hoqi dorë nga besimi islam pas përceptimit të fesë me të cilën ishte rritur, e cila sipas mendimit të saj, ka qasje anti-grua dhe anti-homoseksualësh.

Kay tha se kishte qindra ish-myslimane në Australi, të cilët jetonin në frikë se ishin të penguara, abuzuara apo edhe të vrara.

“Apostazia dënohet me vdekje në 13 vende. Është ose Islami apo vdekja”, i tha të dielën ndjekësve të saj në Instagram.

“Për mua, hixhabi është një formë patriarkale dhe shtypëse. Kjo nuk do të thotë se çdo grua që e shohë me hixhab është e shtypur, vetëm se çdo grua që mbulon vetën reprezenton simbol të shtypjes”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, ajo është ka arritur të fitojë azilin në shtetin e Kanadasë, duke qenë e detyruar të largohej nga vendi ku kishte lindur.