Një doktor i shkencave mjekësore dhe psikiatër, Mark Sandomirsky, u rekomandon pacientëve të tij një teknikë që lehtëson menjëherë stresin.

Burimi i stresit varion tek njerëzit, prandaj ata e përjetojnë stresin në forma të ndryshme. Sapo stresi ‘hyn’ tek ne, ndiejmë shqetësime, ndihemi nervozë dhe kemi ankth, ndjekur nga një ndjesi tendosjeje apo rëndese në trup.

Hapi fillestar për t’u çliruar nga stresi është të shpëtosh veten nga emocionet negative. Mos i mblidhni brenda vetes. Hapi tjetër është të largoni efektt fizike të stresit—dhe kjo është pjesa më interesante. Këtu hyn në lojë psiko-refleksologjia. Trupi ka disa pika anti-stresi të cilat thjesht duhen masazhuar për t’u çliruar nga ndjesitë që shkakton stresi.

‘Shen Men’ i “Portës së Parajësës’ i referoheshin kinezët e lashtë kësaj pike. Shen Men është një pikë anti-stres që zvogëlon stresin, forcon rrjedhën e energjisë dhe shëndetin në përgjithësi. Ndodhet në kulmin e fosës trekëndore ose në qendrën e pjesës së sipërme të veshit. Është një nga pikat aurikulare më të njohura dhe përdoret për trajtimin e shumë gjendjeve si dhimbjet, qetësimin dhe varësitë e ndryshme apo inflamacionin.

Dr.Sandomirsky këshillon:

Përdoni një tampon veshësh për të shtypur lehtë këtë pikë dhe masazhojeni atë. Merrni frymë thellë.

Më pas dëgjoni trupin tuaj me kujdes ndërsa bëni frymëmarrje të thella.

Kur thithni frymën shihni majtas, kur e nxirrni  atë, shihni djathtas.

Më pas do të shihni se si trupi juaj do të qetësohet.

Këshilla ekstra:

Masazhoni këtë pikë duke përdorur gishtat tuaj.

Bëjeni sa herë ndiheni të stresuar.

Përsëriteni këtë teknikë çdo natë para se të shkoni në shtrat.