Gjëja e parë që këshillojnë pediatrët me forcë është të inkurajojnë nënat, që në ditët e para pas lindjes, të ushqejnë ekskluzivisht me gji. Gjivakti është një nga faktorët kryesorë të ekuilibrit të metabolizmit të fëmijës dhe si pasojë uljes së peshës trupore.

– Duhen bërë kujdes të mënjanojmë pijet me gaz, ose sheqer. Rrugë të lirë, për fëmijët tanë, frutave dhe lëngjeve të tyre të shtrydhura ose të fruluara purè, të freskëta në kushte shtëpie.

– Jo të madhe qëndrimit para televizorit apo videolojrave, sepse përveç mosshoqërimit me shokët e moshës së tij, truri përgjumet dhe ‘i jep urdhër’ trupit të shendoshet.

Inkurajojini fëmijët, si në kohë të bukur ashtu edhe me shi apo ftohtë, drejt xhirove me biçikletë, sidomos kur duhet të shkoni diku, jo larg shtëpisë. Familjarisht jepini biçikletave dhe jo makinave, për udhëtimet më të shkurtra.

Kur sillen mirë gjatë javës dhe ju është bërë zakon t’i shpërbleni me ushqime e preferuara fast-food-iane hiqni dorë një herë e mirë dhe gatuani bashkë me fëmijët tuaj, duke gëzuar shoqërinë e tyre dhe për të parë e të prekur me duar çfarë përgatit mami në tavolinën familjare.

– Përpiquni të reduktoni në maksimum ofrimin e mishit, peshkut dhe t’i ofroni pa kursim perime, fruta, drithëra etj

– Siç bëjmë pothuajse në çdo link ku flitet për mbipeshën nuk duhet të harrojmë pakësimin e racioneve të vakteve, pra jo mbushjes së pjatave, që trembin fëmijët në përgjithësi, por që pëlqehen shumë nga ata mbipeshë.

Tani fjala e fundit ju mbetet juve! Na shkruani nëse keni këshilla të tjera, për të mbajtur formën e duhur trupore të fëmijë ve tuaj!