Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm në Detyrë, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjenerali i vrarë iranian, Qassem Soleiman ishte takuar me Ivica Daçiq gjatë një vizite në Serbi, ku edhe finalizuan ‘marrëveshjen për shitjen e armëve’.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zyberaj ka thënë se Daçiq dhe Soleimani shitnin armë tek militantët shiitë në Irak dhe Hezbollahu në Liban.

“Soleimani vizitoi Beogradin vitin e kaluar në gusht për të finalizuar marrëveshjet për shitjen e armëve tek militantët shiitë në Irak dhe Hezbollahu në Liban. Daçiq i cili u takua me Soleimanin udhëtoi për në Irak për të mundësuar rrugët që janë përdorur në Irak përmes elementëve pro-iranian në qeverinë Irakiane”, ka shkruar ai në Facebook.

“Blerja e letrave” dhe shitja e armëve nga Ivica DacicSoleimani vizitoi Beogradin vitin e kaluar në gusht për të…

Gepostet von Jetlir Zyberaj am Dienstag, 14. Januar 2020