Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të takohen sot me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në këtë takim pritet të diskutohet lidhur me ngjarjen e fundit të dhunimit të nxënëses nga komuna e Drenasit.

Takimi zhvillohet në sallën N 302 në Kuvendin e Kosovës, me fillim nga ora 10:00.