Në betejën për të shpëtuar planetin, ne të gjithë duam të bëjmë çmos. Sjellja e çantave tona në supermarket, largimi i plastikës nga shtëpitë tona dhe përdorimi i çiklizmit, janë vetëm disa prej tyre.

Por padyshim se kurrë më parë nuk është menduar të krijohen të brendshme që ua mundësojnë ju që të mos i pastroni rregullisht.

Silvertech 2.0 ka arritur të krijojë të brendshme që thuhet se largojnë vetë 99.9% të baktereve dhe mund të shkohet një javë pa pasur nevojë të lahen.
Bazët organike u sigurojnë konsumatorëve se higjiena dhe era e keqe nuk do të jenë më çështje. Produktet janë bërë nga materiali 100% i qëndrueshëm dhe janë në gjendje të vrasin bakteriet për të parandaluar zhvillimin e erërave të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Sipas ‘Kickstarter’ koleksioni është rezistent ndaj rrudhave, bën rregullimin e nxehtësisë dhe qëndrueshmërisë dhe qëllimi është që produktet të zgjasin më shumë kështu që ju nuk duhet të blini pantallona të reja aq shpesh