Komuna e Prishtinës njofton se pavarësisht reshjeve të mëdha të borës, rrugët e kryeqytetit janë të kalueshme.

Në këtë komunikatë thuhet se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve po vazhdojnë të intervenojnë në pjesë të ndryshme të qytetit.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve po vazhdojnë të intervenojnë në pjesë të ndryshme të qytetit. Rrugët janë të kalueshme. Tani po bëhet edhe pastrimi i trotuareve, megjithëse është obligim i pronarëve të ndërtesave, objekteve afariste apo institucioneve përreth”, thuhet në njoftim.