Kanë mbetur diçka më tepër se 24 orë deri te fillimi i ndeshjes miqësore, Kosovë-Gjibraltar.

Mysafirët tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje, shkruan GazetaBlic.Kombëtarja që u bë pjesë e UEFA-s me datën 3 Maj, pikërisht kur edhe në shënuam njërën nga ngjarjet më të lavdishme, sot ka stërvitur në “Fadil Vokrri”, kurse dy seancat e para i kishte përfunduar në “Rexhep Rexhepi”.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë, gjendja e stadiumit është e jashtëzakonshme. Fusha është fenomenale, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në ndeshjen e nesërme.