Origjina e emrit të shtetit mesjetar serb, RasiaRasha (RassaRasiaRassiaRasciaRaxia, e ndonjë tjetër), me siguri ndërlidhet me emrin e lumit Rasha, si dhe emrin e qytetit fortifikatë, Ras. Sidoqoftë, emri Rasia (Rasha) i paraprinte emrit (Serbia, Surbia, Servia)

Jahja Drançolli

Gjatë shekujve V-VII, Gadishulli Ballkanik qe ballafaquar me migrimët e popujve nga Lindja dhe Perëndimi,  Së pari kjo trevë qe vërshuar nga dyndjet josllave. Ndërkaq, shpërngulja e sllavëve pati si pasoj jo vetëm vendosjen e tyre në hapësira të gjëra të Ballkanit, por edhe ndërrimin e strukturës shoqërore-ekonomike dhe etnike.

Vepra “Luftërat me Gotet” (De Bellum Gothicum) e Prokopit (Procopius Caesariensis, rreth 500- rreth 554), një historian i madh bizantin, pikërisht, datën e vitit 545 e simbolizon si datë fillestare për zbritjen e sllavëve në jug të Danubit. Sipas tij, “Ushtria Sllave” kishte kaluar Danubin  (547-548) dhe zbritur në Ilirik deri tek Durrësi. Siç njoftojnë burimet e kohës, sllavët u përcollën nga arkontët e Ilirikut, të cilët zotronin forca deri 15.000 ushtarë, por nuk guxonin të ndërmerrnin  veprime luftarake, meqë “ushtria sllave” kishte forca shumë më të mëdha. Në vitet 550-551, “shumica e madhe sllavëve” u paraqitën në Ilirik, për të mbetur një kohë të gjatë ”duke zënë shumë robër dhe duke plaçkitur çdo gjë”. Si pasojë e këtyre sulmeve, një numër i qyteteve, u dëmtuan rëndë.

Në munges të ushtrisë, perandori Justiniani I (527-565), me qëllim frenimi të sulmeve sllave, ngriti sisteme të dendura fortifikatash. Për këtë qellim, vetëm në provincatë jugore ilire: të  Dardanisë, Prevalit, Epirit të Ri dhe Epirit të Vjeter, ndërtoi dhe rindërtoi 167 fortifikata. Treva e Kosovës së sotme ishte kursyer nga sulmet, duke iu falenderuar maleve që zgjateshin rreth e përqark; funksionimit të rrugës së njohur Nish-Lezhë; ndërtimit të qytetit të ri Justinopolis, si dhe rindërtimit të Justinianës së Dytë mbi rrënojat e Ulpianës së shkatërruar nga termeti katastrofal i vitit 518.

Në veçanti, koha e perandorit bizantin Herakël (610-649) mori vulën e ngulitjeve masive të sllavëve në viset të ndryshme të Ballkanit. Nga, kjo kohë sipas Mrekullive të Shën Dhimitrit (Miracula-Demetrius Sanctii), një burim historik i rëndësishëm i shekullit VII, në vitin 618 në rrethet e Selanikut kishin gjetur strehim shumë të arratisur nga provinca e Dardanisë. Mirëpo, gjetja e rastësishme e një solidi të perandorit Herakël në Ulpianë, shpie në konstatim se, qyteti në fjalë kishte mbijetuar sulmeve sllave nga gjysma e parë e shek VII. Pikërisht në Dardani  është ruajtur onomastika nga antikiteti ilir, si: AstibosDrinusDrilonNaissusScardusScupiUlpiana, etj. Nga dyndjet që u bënë në shek. VI-VII, sllavët e ardhur nuk arritën të krijojnë ndonjë organizim politik; trevat ku u përqendruan ata u quajtën “Sclavini”, “Sclavinica”, si, në rrethet e Selanikut dhe në Trakë. Në atë kohë, iliro-arbërit i quajtën ardhacakët me emra: “Skja”, “Skije”, e ndonjë tjetër (huazim nga latinishtja mesjetare, “Sclavus”).

Sllavët e ardhur ndryshonin prej banorëve autokton nga mënyra e jetesës. Kjo rrethanë shpiente më tepër drejt favorizimit të sferës së këmbimit midis tyre, sesa afrimit ose ndoshta edhe simbiozës. Për kontaktet e tyre të herëshme, dihet shumë pak. Më tepër dihet për rolin e tyre marrës se sa dhënës. Roli marrës më së miri vërehet në sferën e jetës ekonomike. Gjatë periudhës së dyndjeve sllave, të cilat u përcollën edhe me rrënime dhe plaçkitje, ishte degraduar dukshëm potenciali ekonomik vendor; veçanërisht ishte zvogëluar numri i kafshëve; nga bujqësia intensive u kalua në blegtori ekstreme dhe bujqësi primitive. Ligji i vjetër agrar bizantin i shek. VII dëshmon për ndikimet në sferën e zhvillimit të bujqësisë.  Sllavët pasi ishin mgulitur në Ballkan, morën nga vendorët edhe shumë elemente nga kultura materiale, sidomos tipe të vjetra të stolive. Mundësitë për huazime në teknikën e prodhimtarisë zejetare ishin më të vogla, meqë, shumë qytete tashmë ishin rrënuar.

Ajo që tërheqë më tepër vëmendjën këtu është çështja e konceptit ose nocionit sllav.  Është e njohur se, emri i përgjithshëm sllav, është përdorur kohë të gjatë në kuptimin për Sllavët e Jugut nga shpërngulja e tyre në Ballkan.  Gjatë mesjetës, sllavët jetuan të ndarë në fise, fenomen ky, që pasqyrohet edhe me ekzistimin e trajtës plurale Skllavinitë, pothuajse ngjashëm me trajtën frënge (les Allemagnes),  për gjermanët para bashkimit (1871).   Po këtë kuptim për Skllavini  e përdorte dhe Kostantin Porfirogjeneti (Constantine VII Porphyrogenitus, 905 – 959), perandor dhe historian i madh bizantin, si dhe burime të tjera relevante të shek. X-XII. Janë ruajtur emra të popujve sllavë edhe sipas traditës bizantine të mveshur me emra të antikitetit: Mizet (bullgarët), Dalmatët ose Tribalët (serbët e kroatët), e ndonjë tjetër.

Origjina e emrit të shtetit mesjetar serb, RasiaRasha (RassaRasiaRassiaRasciaRaxia, e ndonjë tjetër), me siguri ndërlidhet me emrin e lumit Rasha, si dhe emrin e qytetit fortifikatë, Ras. Sidoqoftë, emri Rasia (Rasha) i paraprinte emrit (Serbia, Surbia, Servia). Për shembull, Rastizen, sipas Annales Fuldenses nga viti 864; Rasi (‘Ράςης) sipas Kostantin Porfirogjenetit në veprën kapitale të tij, Traktatin mbi popujtë (De administrando Imperio I, c. 32.44-57); në shek. IX përdorët emri i ipeshkvisë së Rashës, e cila pas vitit 1019/20 zakonisht përmendët si pjesë e Arqipeshkvisë së Ohrit. Rasia, ndonjëherë paraqitеn së bashku me Serbinë (‘ΡάςηςΣερβιαServia): Megjithatë, më shpesh e ndeshim të ndarë. Për shembull: Surbia (Serbia) sipas Abatit të Dioklesë (shekulli XII) shkonte deri te Lapiam (Llapi sotëm); më 1186, me rastin e pushtimit të Kotorrit nga Namanja, burimet zyrtare të qytetit e quanin, “Nemanja zhupan i Rashës” (“Nemanne iupani Rasse”); sipas burimeve humgareze të kohës së mbretit Bela III (1172-1196) e ndeshin trajtën, “toka Rasi” (“terram Rasy”);  Anonimi i vitit 1308, Milutinin e quante për “mbret e zotërues të Dalmacisë, Kroacisë, Dioklesë, Serbisë dhe Rashës” (“DalmatieCroatieDyoclieServia ac Rasie rex et dominus […]”). Gjtihashtu, në shumë burime latine e bizantine të kohës, Arbërinë do ta ndeshim në kufijë me Rashën dhe Bullgarinë. Në këtë kontekst duhet spikatur,  udhëpërshkruesi frëng, Bertrandon de la Broquière (1400 – 1459); despoti Gjuragj Brankoviq është quajtur nga mbreti hungarez Sigismund, “dukë e despot i gjithë mbretërisë së Rashës”  (“ducem et despotum totius regni Rascie”)