“Ishte një ditë e ftohtë, si kjo e sotmja, kur fotografët Deda Jakova (i katërti nga e majta) e Gegë Marubi (djathtas me aparat fotografik) me miqtë e tyre, zbaviteshin me borën e rënë në Kalanë e Shkodrës”.

Kështu shkruhet në foton ku një grup djelmoshash të rinj nga Shkodra nën shoqërinë e vajzave i gëzohen borës që ka mbuluar qytetin në Kalanë e Shkodrës . Mes tyre janë Gegë Marubi dhe Dedë Jakova. Fotoja i përket vitit 1938.

Gegë dhe Deda janë të njohur për miqësinë që kishin me njëri tjetrin. I biri i Kel Marubit, Gega ishte i fundit fotograf nga dinastia Marubi. Ai lindi në Shkodër në vitin 1907 dhe studio më 1920-tën në Shkollën e Vëllezërve Lumiere.

Pas kthimit në Shqipëri ai punoi në studion e familjes. Pas Luftës së Dytë Botërore aktiviteti i tij fotografik u ndërpre dhe studioja u mbyll. Rreth 150.000 negativa filmi ai ia dhuroi më ardhjen e komunizmit në vend Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe punoi për ruajtjen e tyre deri sa ndërroi jetë më vitin 1984.