Pasi të kesh bërë një vizitë tek psikologu, mund edhe të stigmatizohesh nga shoqëria si i çmendur apo se je drejt një kolapsi mendor.

Këtë mund ta pësojnë edhe të vegjlit tanë për të cilët duhet një kujdes i shtuar qysh nga fillimet e jetës së tyre.

Por sa e rëndësishmë është që të fëmijët tanë të dërgohen për këshillim tek psikologu dhe jo vetëm, flet për Gazetën Observer specialisti i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisti, Visar Sadiku.