Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se LDK nuk ka bërë përpjekje për të arritur marrëveshje me VV-në.

“Duhet dy veta për të bërë tango. Dhe duhet dy palë për marrëveshje”, ka thënë Kusari

“Kërkesat e LDK-së ndonjëherë kanë qenë të pakapërcyeshme. Në një formë apo tjetër kanë qenë të vështira. Njëherë me presidentin dhe tani me kryeparlamentarin”

“Janë disa momente që tregojnë se ata thuajse nuk e deshtën ndryshimin. Nuk dua të paragjykoj”, ka shtuar ajo.

LDK dhe VV janë në negociata për të arritur një marrëveshje për koalicionin qeverisës që prej se u mbajtën zgjedhjet me 6 tetor të vitit të kaluar.

Takimet e grupeve punuese përfunduan me sukses dhe programi qeverisës u përafrua, por problemet lindën me ndarje e posteve.