Teuta Krasniqi është balerina që e shohim shumë shpesh në shfaqjet e Baletit në Kosovë.

Krasniqi, në një intervistë për Gazetën Observer ka folur për rrugëtimin e saj të sukseshëm në balet, për sukseset e saja në Kosovë dhe jashtë saj, derisa në theks të veçantë ka folur edhe për eksperiencën e saj si koreografe.

Cila është shfaqja që përkundër që i dha shumë emocion e bëri të qaj, cili publik është më i mirë në Kosovë apo jashtë saj, kush e shtyri të merret me balet, cilat janë vështirësitë me të cilat po përballet Trupa e Baletit  dhe shumë detaje interesante mund t’i kuptoni në intervistën në vazhdim: