Universitetet e Tiranës, janë të rrethuara nga forcat e Policisë së Shtetit, direkt pasi protesta në fakultete filloi të zgjerohej.

Dje ajo ka filluar brenda godinës së Fakultetit Juridik, dhe sot kanë qenë studentët e Ekonomikut të cilë janë përleshur me policinë.

Dhjetra studentë e kaluan natën të mbyllur në sallat e mesimit ne Tiranë. Pasi kanë kaluar të ftohtit gjithë natën, në mëngjes janë përleshur me forcat e policisë.

Bojkoti kombëtar i mësimit vazhdon në të gjithë universitetet e vendit deri në realizimin e të gjitha kërkesave të studentëve nga qeveria.