Foto ilustrim
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marr një ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) për bashkëqeverisje.

Oferta i është bërë LDK-së të hënën në mbrëmje. Këtë e kanë konfirmuar për arbresh.info, zyrtarë të LDK-së.

Zëdhënës i LDK-së, Besian Mustafa, tha se kjo ofertë është shumë e ngjashme me atë të ditës së enjte të javës së kaluar. Sipas tij, LDK-ja gjatë ditëve në vazhdim do ta shqyrtojë këtë ofertë.

“Dje nga Lëvizja Vetëvendosje kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do t’i shqyrtojmë gjatë ditëve në vazhdim”, u shpreh Mustafa.

Ndërkohë, LVV dhe LDK edhe tre muaj pas zgjedhjeve nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje.

Ndryshe, i pari i LDK-së, Isa Mustafa të hënën pas takimit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett tha se i Vetëvendosjes i takon të gjejë zgjidhjen.