
Leonora Jakupi është ndër këngëtaret më të dashura për publikun tonë.
Ajo pos për këngët e saj, shquhet edhe për elegancën në ҫdo paraqitje.
Leonora tashmë ka deklaruar se është në një lidhje por se kush është ‘princi’ i saj ende nuk e ka treguar.
Ajo është aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet ku zakonisht shfaqet me pamje tejet elegante.
E tillë është shfaqur edhe mbrëmë në dasmën e motrës së saj.
Por, ajo nuk ka bërë ndonjë postim, këtë foto e ka publikuar Qëndresa, gruaja e Labit