Sot, sektori i përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobilerisë në vend identifikohet me emrin Lesna Indesign!

Kualiteti e siguria e lartë në prodhim, diversiteti i produkteve, forma, dimensioni e dizajni sipas dëshirës e nevojës së konsumatorit, lidhet ngushtë me një brand të vetëm të kësaj industrie, me Lesna Indesign!

Lesna Indesign ka sjellur një praktikë të re të menaxhimit të biznesit dhe ofrimit të produkteve në treg, që garanton mirëbesim e relacion referencial te konsumatori.

Me përvojën e saj, tashmë mbi 50 vjeçare, Lesna Indesign me një teknologji të avancuar e përvojë europiane duke ofruar garancion e siguri të lartë, produktet e saj i përcjell me shërbim profesional në prodhim, matje, dizajn, montim e mirëmbajtje.

Guximi i kompanisë Lesna Indesign për të zgjeruar në vazhdimësi portfolion e produkteve dhe shërbimeve përfaqëson në  vetvete edhe një imazh të një biznesi që mbështetet njëqind për qind në raporte mirëbesimi me tregun dhe klientelën e saj, si një  ndër komponentet më të ndjeshme për suksesin e një biznesi.

Lesna Indesign definitivisht mbetet kompani model për prodhuesit vendor.

Për më tepër rreth kësaj kompanie ndiqeni videon në vazhdim: