Esjela Karanxha, ishte një prej viktimave të tërmetit të 26 nëntorit që u gjet e pajetë në krahët e nënës së saj, Dienës.

Vogëlushja nuk kishte mundur që të dilte e gjallë nga rrënojat. Nëna e saj po, por pavarësisht se ishte e ndërgjegjshme kur doli nga rrënojat, ndërroi jetë pak orë më pas, kur mësoi se e bija nuk gjendej pranë saj.

Diena kishte humbur bashkëshortin 5 vite më parë, piktorin Dorian Karanxha, i cili u nda nga jeta në vitin 2015, në moshën 37-vjeçare pas një ataku kardiak.

Por dy muaj para tragjedisë së nëntorit, Esjela kishte dërguar një letër prekëse në redaksinë e “Dua të të bëj të lumtur”.

Moderatorja Arbana Osmani zbuloi mbrëmë përmes një videoje të promos së emisionit të ri se, letrën e Esjelës që do të lexojë të shtunën kur të nisë puntata e parë e “Dua të të bëj të lumtur”, transmeton Lexo.al.

Letra e plotë:

Emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Unë që po ju shkruaj quhem Esjela Karanxha dhe jam 8 vjeçe. Dua të të bëj të lumtur gjyshen më të mirë në botë, atë që më ka rritur me shumë dashuri, nënën time Rozetën. Ajo është gjithmonë me mua, s’më ka lënë kurrë të mërzitem që kur babi iku lart në qiell. Mami qan shumë, por ajo më thotë që ju më keni mua dhe ne babi na sheh nga lart dhe lutet për ne. Unë e dua shumë gjyshen time. Për vitin e ri 2019, ne e festuam dhe unë i këndova nënës këngën tonë të preferuar të Kejsi Tolës “Ti më ke mua”. Unë dua t’i them që ti gjithmonë do të më kesh pranë dhe kur unë të rritem do të jem gjithmonë me ty.