Bashkëkryesuesi i delegacionit për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj ka përsëritur se në Bruksel shkojnë veç për njohje nga Serbia.

Zëvendëskryeministri Limaj në debati publik me temën “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?”, shtoi se përderisa Kosova ka një qëndrim të qartë se me cfarë kushte shkon në dialog, nga Serbia nuk ka një qëndrim zyrtar se më çfarë kushte e njohin Kosovën.

Qëndrimi i palës kosovare është i qartë u shpreh Limaj, duke shtuar se Kosova është e pandashme dhe territori i saj është i pacenueshëm, raporton EO.

“Nuk e pse gjithë ajo zhurmë në Beograd, ata e dinë që Kosova e ka një kushtetutë dhe është shtet i pavarur.

“Kosova ka një propozim zyrtar e ne nuk kem qëndrim zyrtar se me çka Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën”.

“Ne shkojmë në Bruksel për njohje. Kosova është e pandashme e pacenueshëm territori i saj. Pa njohje nuk ka kuptim, nuk shkojmë atje të bisedojmë për kanalizim”.

Në këtë panel po merr pjesë edhe analisti politik Fadil Lepaja, kryetari i Forumit Nacional Serb Aleksandar Đikiq dhe kryetari i Partisë Progresive Demokratike Nenad Rashiq.