Foto ilustrim

MTI-ja ka dërguar për analiza 15 mostra të lodrave në Amsterdam. Rezultatet brenda javës.

Dëshira është e madhe për të pasur sa më shumë lodra.Por loja me disa prej tyre mund të jetë rrezik për fëmijët kosovarë. Ka dyshime se shumë prj lodrave përmbajnë elementa kancerogjene.

Për këtë arsye Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nga marsi i këtij viti, ka marrur mostrat e 15 lodrave i ka dërguar në Amsterdam, për analiza për shkak të dyshimeve që janë ngritur.

E në rast se këto analiza rezultojnë negative fëmijët  do të mund të mbesin pa disa lloje lodrash.

Këto analiza do ti kushtojnë MTI-së rreth 30 mijë euro.