Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka mbyllur protestën e opozitës së bashkuar, e cila nisi në orën 10:00, duke zgjatur për 5 orë.

“Beteja jonë nuk ka mbaruar. Jemi nisur për një rrugë që nuk ka fund tjerët veç fitores. Nuk ka asnjë forcë që të mbajë qytetarët për të mos protestuar për të drejtat e tyre.

Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit deri sa të kthehet demokracia në Shqipëri.

Ju falënderoj dhe jam i bindur që me forcën tuaj do i shkojmë në fund kësaj rrugë”, tha Edi Paloka.