Një djalë 19-vjeçar, i cili kaloi një javë duke pretenduar se ishte i pasur në mediat sociale, thotë se ishte i habitur nga sa e lehtë ishte një gjë e tillë.

Sipas mediave të huaja Byron Denton, i njohur për kanalin e tij tbhbyron, filloi postimin e fotografive të përpunuara të tij në Instagram në fund të janarit.

Në fotografi ai shfaqej i veshur me marka të njohura, i ulur në një aeroplan privat dhe jo vetëm.

Dhe pas një jave të postimit të fotografive të përpunuara, Denton zbuloi të vërtetën në YouTube.

Duke folur për INSIDER, Denton tha se eksperimenti i tij ishte frymëzuar nga njerëz si George Mason, i cili kishte falsifikuar shkuarjen në pushime për një javë më parë këtë vit.

“Pashë shumë njerëz që falsifikonin ngjarje të ndryshme, por mendova se do të ishte mirë të kisha një qasje tjetër”, ka thënë 19-vjeçari.