Quentin Rayer ishte duke pushuar në shtëpinë e tij në Nottinghamshire të Anglisë, kur ndjeu se po i thyheshin xhamat dhe menjëherë mendoi se i ka hyrë ndonjë plaçkitës.

Kur doli të shikonte, 58-vjeçari mbeti i befasuar kur e pa një dash të rritur që kishte ikur nga pronari dhe ia kishte thyer me kokë xhamat e dritareve të kuzhinës, transmeton Telegrafi.

“Zbrita me shpejtësi nga kati i dytë, që të shoh nga afër se çfarë po ndodhë. Ishte një dash që më më shikonte me qetësi, para se të ulej të pushonte”, ka thënë Rayer.

Thyerja e xhamave, nuk është i vetmi dëm që ka shkaktuar dashi, pasi dëmtoi edhe disa pjesë të oborrit, si dhe kreu nevojën në disa pjesë.

Megjithatë, demi që është marrë nga policia, nuk shkaktoi ndonjë dëm që kushton shumë, ndërsa ende nuk dihet se si është futur në atë oborr.