Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj,  ka pritur sot në takim ekspertët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar,  më të cilët u diskutua për mbështetjen në reforma dhe zhvillimin e kapaciteteve në ATK.

Drejtori Murtezaj, gjatë takimit tha se jemi falënderues për përkrahjen e FMN-së që kemi pas ndër vite. Ai po ashtu, tha se si drejtori i ATK-së, vlerësoj lartë rekomandimet, por edhe të gjeturat nga raportet e FMN-së, meqë si rezultat i tyre kemi arritur që të përmirësojmë shumë procese të punës. Veç këtyre drejtori Murtezaj, ka shpalosur edhe nevojat e ATK-së për vazhdimin e mbështetjes nga FMN, në disa procese të cilat janë tejet të rëndësishme për institucionin.

Me theks të veçantë u diskutua Plani Afatmesëm i Veprimet për Reformë të ATK-së,  për periudhën 2019-2021, ku FMN ka dhënë rekomandime.