Kompania Mobile Dekor nga Peja, sot inauguroi teknologjinë e re të prodhimit të mobilieve  si dhe hapësirat e reja prodhuese.

E gjitha kjo u bë  e mundur falë projektit  ‘Zgjerimi i Kapaciteteve Prodhuese dhe Zhvillimi i Produkteve Konkurruese”- që  mbështetet  dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë përmes Skemës së Mbështetjes së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Mentor Zeka  drejtor prodhimi dhe menagjer projekti, theksoi se për Mobile Dekor, është vërtetë kënaqësi  ky inaugurim sepse edhe pse kjo kompani ka tashmë një histori të gjatë të punës dhe sukseseve, megjithatë po hapet një fazë të tjetër, e re, e rëndësishme në jetën e kompanisë.

“Investimi ynë gjatë dy viteve të fundit e sidomos gjatë 2019, edhe me përkrahjen e Bashkimit Europian, e bën Mobile Dekor Shpk, një biznes siç janë ato në Itali, Zvicër, Gjermani e në gjithë Europen.  Mobile Dekor, me këto investime kapitale, përfaqëson një prodhues gjigant biznesor, në sektorin e prodhimit të mobilieve në Kosovë,  me kapacitet ofertues për tregun e BE e edhe më gjerë”, theksoi Zeka .

“Ceremonia sot na bën më të vetëdijshëm për rëndësinë që luajmë ne, sektori privat, në zhvillimin e vendit tonë, duke sjellë pandërprerë inovacion dhe duke krijuar më shumë mundësi për të gjithë dhe punësim të qëndreshëm për profesionist të këtij sektori”, shtoi Zeka.

Më këtë rast edhe z.Gazmend Muhaxheri, kryetar i komunës së Pejës, shprehu kënaqësinë e tij për këtë investim shumë domedhënës jo vetëm për Mobile Dekor, por edhe për vet Pejën dhe imazhin e Sektorit privat në  Pejë, duke potencuar se është ky një nga synimet,   duke i dhënë kuptim edhe vet zhvillimit ekonomik në gjithë rajonin e Dukagjinit.

Muhaxheri, falenderoi mbështetjen dhe besimin e programeve të BE, e veçmas këtij për mbështetje të sektorit privat, konkurrueshmërisë, rritjes së eksportit e punësimit, përgëzoi kompaninë për këto arritje dhe inkurajoi edhe bizneset tjera të shkojnë në  Pejë.

Të pranishmit, në emër të Asociacionit të Përpunuesve të Drurit të Kosovës, me një fjalë rasti i përshëndeti edhe drejtoresha e këtij Asociacioni znj. Arieta Vula Pozhegu.

Ajo theksoj se ky sektor mbetet lider i eksportit, investimeve dhe punësimeve në vend, dhe produktet tona janë prezente në gjithë Evropën tashmë.

Me kë rast u organizua edhe një vizitë në hapësirat e reja prodhuese dhe u bë edhe demonstrimi i linjave të reja të instaluara tashmë.

Në event, ishin mbi 100 pjesëmarrësë, përfaqësues institutionesh, zyresh, projektesh, biznese, partner e bashkëpuntorë të kompanisë Mobile Dekor Shpk nga vendi, regjioni e BE

Shiritin inaugurues e prenë z. Gazmend Muhaxheri dhe z. Brahim Zeka e po ashtu u organizua edhe një koktej rasti për mysafirët./ GazetaObserver