Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti nesër do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperatura minimale do të jenë ndërmjet 14-16 gradë Celsius dhe maksimale ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

“Do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK.