I rrethuar nga zjarri dhe tymi, një burrë është parë duke u ndeshur me flakët që kishin shpërthyer në Nigeri – pavarësisht se ishte “i armatosur” me vetëm një kovë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai po qëndronte në një çati, derisa shihet tym i zi duke dalë nga një ndërtesë pesë-katëshe në një treg në Lagos.

Pamjet e marra sot tregojnë atë duke tentuar të shuante heroikisht zjarrin, duke e rimbushur kovën e tij përsëri dhe përsëri – pavarësisht mospërputhjes në masë.

Në një fazë ai shpresonte për më shumë fat me një kovë më të madhe, por ai ende mund të bënte vetëm një spërkatje të vogël.

I veshur me një këmishë, pantallona me xhaketë dhe një palë çizme të gjata, burri nuk dukej i frikësuar nga flakët dramatike.

Zjarrfikësit thanë që kishin luftuar sot dy flakë të njëkohshme në tregun Balogun në Lagosin qendror.

Zyrtarët nuk kanë zbuluar ende nëse dikush është plagosur dhe as nuk kanë komentuar se si ka filluar zjarri këtë mëngjes.