Këngët e tij dëgjohen me shumë dëshirë, ani pse për dallim nga këngëtarët e tjerë që lansojnë këngë shumë shpesh, ky vepron më ndryshe.

Kjo bazuar në vitet e fundit i cili me hite të reja vjen më rrallë, derisa vlen të theksohet se këngët e tija mirëpriten gjithmonë.

Bëhet fjalë për Naser Berishën, këngëtarin e mirënjohur me prejardhje nga Gjilani, i cili me këngët e tij ka prekur majat e suksesit.

“Do të doja”, pastaj albumi “Gjurmët”,gjegjësisht kënga “A më kujton”, pastaj albumi “Nëse shkon” , këngët “Kur Mbetesh Vet”, “Deti i Lodhur”, “Lora”, “Paradox” e shumë të tjera janë këngët që mbahen në mend gjithmonë nga ata që e duan këngën e tij.

Për më shumë detaje nga karriera e tij profesionale, muzikës që po zhvillohet në vitet e fundit e shumë gjëra të tjera me rëndësi, këngëtari i rrëfen në intervistën në vazhdim dhënë për Gazetën Observer.

‘Do të dua dikur’ , është kënga e fundit që keni lansuar . Pse kaq shumë kohë deri në lansimin e këngëve të reja

Naseri: Ndoshta duke u nisur nga fakti se ka publikime të shumta e të tepruara në trege, publikimet e mija 1-2 këngë brenda vitit llogariten si pakë këngë dhe pauzë e gjatë, por realiteti qendronë aty se unë që nga kthimi im nga viti 2012 e këtej kam publikuar çdo vit nga një apo dy këngë (përjashtim bënë një vit gjatë kësaj periudhe) pra unë qëllimisht publikojë në këtë interval 6 mujor, vlen moto, kualiteti para kunatitetit.

Si është pritur kjo këngë?

Naseri: Kënga ime e fundit është kënga më e klikuar dhe shikuar që nga hitet e njohura tashmë ndër vite, pra jamë shumë i kënaqur me ecurinë e këngës si për nga transmetimi nëpër televizione nacionale por edhe nga klikimet në youtube.

Tashmë është bërë trendi që këngëtarët të ‘vuajnë’ për numrin e klikimeve, si qëndroni ju?

Naseri: Absolut nuk e kamë këtë kompleks, sepse i di të  gjitha se si shkon dhe funksionon ky “biznes“ sepse nëse në suazat normale një këngë që merr 50% e klikimeve në proporcion me numrin e banorëve të atij populli është një superhit. Kurrsesi nuk mundet dikush të pretendojë se ka bërë një „hit nacional“ (pra jo hit ndërkombëtar) dhe të thotë se ajo këngë i ka bërë 3-4 fishin e  klikimeve në realacion me numrin e banorëve të atij shteti apo atij populli, ky është absurditet.

Ku është muzika në Kosovë, Shqipëri ,sipas jush?

Naseri: Tregu i muzikës për momentin është në një vakum institucional dhe në ramje të lirë sa i përket vlerave artistike, shpresoj se një ditë do t’i kthehemi rrugës drejt artit.

A po i kushtohet më shumë rëndësi këngës apo spotit në ditët e sotme?

Naseri: Unë personalisht këngës, pra tekstit e muzikës, por në shumicën e rasteve te këngëtarët e këngëtaret e reja është e kundërta.

Cilat janë këngët me të cilat karakterizoheni?

Naseri: Kjo nuk është ndonjë sekret se kënga “Do të doja“ dhe kënga  “A më kujton“ janë dy këngët që janë edhe si letërnjoftimi im, por natyrishte se ka shume këngë të cilat për disa dëgjues janë edhe më të mira sesa këto dyja.

Qysh i komentoni ngjarjet aktuale politike ?

Naseri: Mendoje se nga ana e humbësve të parë të këtyre zgjedhjeve janë duke u luajtur lojëra jo të mira të cilat edhe vetë atyre që po i luajnë këto lojna nuk ju bëjnë nder. Por besoje dhe shpresoj shumë fort se me qeverinë e re do kthehemi nga e mbara.

A presim ndonjë projekt të ri së shpejti ?

Naseri: E për këngë të re, pritet të kem një këngë të re në pranveren e këtij viti që po hym.

Dhe shpresojë të ketë së paku suksesin e këngës së fundit.

/Gazeta Observer