Një zyrtar i NATO-s në një konferencë në Beograd tha se NATO nuk është kundër ushtrisë së Kosovës.

Robert Pszczel nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s, tha në javën e NATO-s në Beograd se transformimi i Forcës së Sigurisë Kosovës është e drejtë e qeverisë në Kosovë, por tha se çdo zhvillim duhet të kryhet në përputhje me Kushtetutën dhe në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare, raporton Sputnik.

“Nëse do ta heqim atë të drejtë, atëherë ne e dimë se çfarë është situata atje dhe çfarë do të thotë”, tha Pszczel. Kur është fjala për praninë e KFOR-it në Kosovë, sipas Pszczel, “nuk ka plane për të reduktuar ose ndryshime diçka dhe prania e tij varet nga situata e sigurisë. Pozicioni i NATO-s është se kërkimi për një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët duhet të vazhdojë”.

Ndihmësministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Branimir Filipoviq, tha se qëndrimi i Serbisë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës është në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së.